DJE dhe SOT/ Ngërçet e historisë: i urryer për indianët, hero për britanikët

Mbretëria e Bashkuar po ballafaqohet me thirrjet për të kërkuar falje formale për vrasjen e 1500  indianëve në qytetin Amritsar në rajonin e Punjab të Indisë, ngjarje kjo e shënuar  një shekull më parë.

Më 13 prill 1919, mijëra indianë u mblodhën në zonën Jallianwala Bagh të qytetit përkundër një urdhëri që ndalonte protestën publike. Por protestuesit vazhduan të brohorisnin të zemëruar ndaj shtypjes së indianëve nga autoritetet koloniale britanike.

Në vend që të shpërndajnë njerëzit në mënyrë paqësore, ushtarët nën komandën e oficerit britanik Reginald Dyer, hapën zjarr duke vrarë deri në 1500 njerëz.

Përkundër vrasjeve, Dyer u bë një hero në Britani të Madhe, ndërsa Shtëpia e Lordëve e kishte shpallur atë “Shpëtimtarin e Punjab-it”.

Masakra inicoi lëvizjen indiane të pavarësisë dhe çoi në vrasjen e Michael O’Dyer, guvernatorit britanik të Punjab-it.

Njëqind vjet më vonë, megjithatë, Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka kërkuar ndjesë, pavarësisht thirrjeve për ta bërë këtë nga qeveria indiane dhe diaspora e madhe e Azisë Jugore në Britani.

Në vitet e fundit, kryeministri i kohës së luftës, Winston Churchill, i cili shpeshherë është konsideruar si hero, është kritikuar nga aktivistët dhe historianët, të cilët tregojnë pikëpamjet e tij raciste mbi njerëzit, përfshirë indianët, si dhe rolin e tij në urinë e Bengalit, që çoi në mijëra njerëz të vdekur. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts