Auto Dak
Auto Dak

Djali që po humb testikujt për shkak të një sfide të re virale, lutja e të emës

Emmajayne Summers, nëna e një djali 12-vjeçar të quajtur Bailey, ka paralajmëruar prindërit në të gjithë botën për një sfidë të re virale, të quajtur Bangcock, e cila bëri që djali i saj të përfundojë në spital dhe tani duhet t’i nënshtrohet një operacioni testikuloz.

Eshtë një sfidë që është përhapur në shkollat britanike dhe që fillon kur djemtë pyesin njëri-tjetrin se “cili është kryeqyteti i Tajlandës?”. Përgjigja është “Bangkok”, por që në në anglisht merr një kuptim vulgar, duke u pasuar me një goditje në organin mashkullur.

Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi djalit të saj, i cili pësoi një goditje në të enjten dhe, pasi u kthye, nga shkolla nuk mund të ulej e as të flinte. Më pas ata shkuan në spital, ku djali u bë gati për operacion dhe nëna e tij duhej të jepte pëlqimin që në skenarin më të keq t’i hiqeshin testikujt.

“Djali im qante, më bërtiste dhe më lutej ta ndihmoja. Ishte makthi më i keq i jetës sime, duke e shikuar atë me dhimbje të tilla dhe duke mos qenë në gjendje të bëja asgjë. Zemra ime u trand”, tha e ëma më vonë.

Shpresojmë, kjo histori do të shërbejë si paralajmërim për fëmijët që të ndalojnë menjëherë këtë lojë dhe të kuptojnë pasojat serioze të kësaj sfide në realitet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts