Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Djalë apo vajzë? Mizore në Indi: burri çan barkun e gruas shtatzënë për seksin e fëmijës

Një indian që donte të zbulonte seksin e fëmijës çau barkun e gruas së tij shtatzënë me një drapër dhe i shkaktoi dëmtime të rrezikshme për jetën, ndërsa djali i tyre i palindur vdiq, tha policia.

Gruaja është në kujdes intensiv në një spital në New Delhi dhe burri është arrestuar, tha policia në Budan, Uttar Pradesh.

Golu Singh, vëllai i gruas fatkeqe, tha se burri i saj donte të zbulonte seksin e fëmijës sepse çifti tashmë ka pesë vajza dhe e sulmoi atë me një drapër duke ia çarë barkun.

Ngjarja fatkeqe ndodhi të shtunën, dhe gruaja lindi fëmijën e vdekur të dielën, shpjegoi policia.

Në Indi, vajzat shpesh shihen si një barrë sepse familjet duhet të paguajnë një pajë, ndërsa djemtë festohen si mbajtës të familjes dhe ata trashëgojnë pronë dhe vazhdojnë familjen.

Abortet e fetuseve femra janë të ndaluara në Indi, por për shkak të preferencës që u jepet djemve, numri i vajzave të porsalindura vazhdon të bjerë vazhdimisht.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i vajzave për 1000 djem midis viteve 2015 dhe 2017 ishte 896. Midis 2014 dhe 2016, kishte 898 vajza për 1000 djem, dhe midis 2013 dhe 2015, ishin 900.

Ligjet në Indi gjithashtu ndalojnë që mjekët dhe profesionistët shëndetësorë t’u zbulojnë prindërve seksin e një fëmije të palindur dhe vetëm mjekët e licencuar lejohen të kryejnë aborte. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts