Divorci nga bashkëshorti, ja cili është rreziku që i kanoset zemrës

Personat që divorcohen dhe ndahen nga bashkëshortët respektivë, si femrat edhe meshkujt, janë më të predispozuar për të pësuar atake kardiake në krahasim me personat e tjerë që janë në të njëjtin nivel si ata, por që vijojnë të jenë të martuar.

Siç duket, dhimbja që përfitohet nga ndarja (divorci) mes çifteve është e njëjtë me humbjen e një njeriu të dashur, i cili ndahet nga jeta.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i Duke University, i cili është publikuar në revistën “Circulation”. Studimi është realizuar mbi një kampion të përbërë nga 15 mijë njerëz. Stresi kronik i lidhur me këtë ngjarje ka një ndikim afatgjatë në organizëm. Në kërkimin e realizuar nga viti 1992 deri në vitin 2010, është vënë re se një në tre persona ishte divorcuar të paktën një herë dhe se femrat e divorcuara kishin 24% më shumë mundësi të prekeshin nga ataku kardiak, në krahasim me ato që vijonin të ishin të martuara.

divorc 1“Ky rrezik mund të krahasohet me rrezikun që i kanoset zemrës kur personi vuan nga tensioni apo nga diabeti”,- shpjegon Linda George, një nga kërkueset. Kur personi martohet, rreziku ulet ndjeshëm për femrat dhe eliminohet tërësisht për meshkujt.

Pse ndodh kjo? Sipas kërkuesve, ndryshimi i stilit të jetës, siç është humbja e burimeve ekonomike, nuk mjaftojnë për të shpjeguar fenomenin.

Sipas George, ai që ndikon së tepërmi është stresi psikologjik, i cili ka ndikim në sistemin imunitar, duke bërë që të rritet niveli i stresit hormonal. Pra, e gjithë eksperienca e jetuar në vite, ka një kosto fiziologjike.

“Ndryshimi mes gjinisë femërore dhe asaj mashkullore vihet re edhe në gjendjen depresive. Divorci është një ngarkesë psikologjike më e madhe për femrat se sa për meshkujt”,- shpjegon George.

Por nëse medikamentet mund të reduktojnë rrezikun e shkaktuar nga hipertensioni, çfarë mund të bëhet për dhimbjen e shkaktuar nga divorci? Studimi këshillon të mbështeteni tek miqtë më të afër dhe familjarët, për të kaluar këtë fazë delikate./tesheshi.com/