Disa arsye pse keni vazhdimisht ftohtë

Gjatë ditëve të dimrit, të gjithë ne kemi ftohtë herë pas here. Megjithatë, nëse ndodh që nuk mund të ngroheni, as në temperaturë normale, ka mundësi që vuani nga disa probleme. Ju sjellim disa nga shkaqet që krijojnë ndjenjën e vazhdueshme të të ftohtit tek ju.

Flini pak

Gjumi i pamjaftueshëm vështirëson punën e organizmit në përgjithësi, çfarë sjellë deri te zvogëlimi i prodhimit të nxehtësisë;

Anemia

Shkaku i mungesës së hemoglobinës sjell deri te bartja më e dobët e oksigjenit dhe tek indet e muskujt, çka rezulton me ndjenjën e ftohjes;

Sindroma e Raynaud

Çrregullimi i qarkullimit të gjakut sjell vështirësitë në qarkullimin e tij dhe ky faktor është i rëndësishëm tek ruajtja e ngrohtësisë trupore;

Pesha e vogël trupore

Shumë pak inde muskulore dhe të yndyrshme shkaktojnë ndjenjën e ftohtësisë, muskujt sigurojnë qarkullimin, ndërsa indi yndyror vepron si njëfarëlloj izolimi nga ftohtësia.

Nëse ende keni ndjenjën e vazhdueshme të të ftohtit dhe i keni kushtuar vëmendje faktorëve të sipërpërmendur, shkoni te mjeku i cili do t’ju japë këshilla, sepse po ashtu ekziston mundësia e gjëndrave tiroide./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts