Auto Dak
Auto Dak

E PAZAKONTË/ Diplomatja amerikane në Tiranë shkrehet në lot: lutje politikës me vdekjen e të ëmës

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ajo që po dublon dhe ambasadoren e munguar duke përcjellë parreshtur mesazhe për politikën e Tiranës. E ndodhur në një mëngjes pune mbi “Gratë në Politikë”, ajo e lidhur aktualitetin politik të Tiranës me vdekjen e nënës së nga kanceri.

Me lot në sy, duke folur mbi vdekjen, ajo përcolli mesazhin se politika shqiptare duhet të ndjellë jetën te shoqëria që pret prej saj, duke zgjedhur që të ulet e dialogojë.

 “Do të doja të ndaja diçka thellësisht personale. 12 vjet më parë në këtë muaj humba nënën time për shkak të kancerit. Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjet, për pasojë asnjë punëdhënës nuk duhet të ndëshkojë gratë që luftojnë më ketë sëmundje të tmerrshme.

Studimi i bërë publik sot tregon edhe mundësi për drejtuesit e Shqipërisë që të punojnë bashkë për të përmirësuar situatën për gratë në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një fushë e përbashkët ku ju, drejtuesit politikë të Shqipërisë të mund të mblidheni së bashku, të bashkoheni për ta çuar vendin përpara.

Kur ju të lini mënjanë dallimet tuaja dhe të bashkoheni në të mirë të publikut, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim.

Ju, gratë e Shqipërisë, mund të jepini shembuj për vajzat e reja, udhëheqësit e ardhshëm të këtij vendi, dhe gjithashtu për kolegët tuaj meshkuj.

Kështu që koha është tani dhe mundësia është këtu. Udhëheqësit shqiptarë duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull të shkëlqyeshëm për qytetarët tuaj, zhvillim ekonomik, paqe dhe siguri, dhe ndoshta edhe reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë të mundura me drejtues të mirë në krye, me një bashkim përpjekjesh”, tha zyrtarja amerikane. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts