Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Diplomati i Emirateve: Kriza e Katarit vazhdon

Në deklaratën e parë zyrtare nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbi krizën e Gjirit, pas samitit të GCC në Rijad, ministri i Shtetit të Emirateve Anwar Gargash tha se kriza me Katarin po vazhdonte.

Gargash njoftoi në Twitter se kriza, sipas tij, po vazhdon, megjithëse është i bindur se çdo krizë ka një fund dhe se zgjidhjet e ndershme dhe të qëndrueshme, siç i quan ai, do jenë përfitim për rajonin.

Baza për zgjidhjen e problemit, tha ai, është të rregullohen rrënjët e krizës midis Katarit dhe katër shteteve.

Ministri i jashtëm i Katarit, Sheik Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, tha më herët se po zhvillohen bisedime me Arabinë Saudite për krizën e Gjirit.

Ai vuri në dukje se 13 kërkesat e pamundura për rivendosjen e marrëdhënieve me Doha-n nuk ishin temë diskutimi dhe se negociatat po largoheshin nga këto çështje.

Në një konferencë të fundit për Dialog Mesdhetar në Romë, ai tha se “po bëhen bisedime me vëllezërit në Arabinë Saudite dhe shpresojmë se ato do të japin rezultate pozitive”.

“Ne kemi lëvizur nga bllokimi i krizës së Gjirit për të biseduar për një vizion të ardhshëm në lidhje me marrëdhëniet me Arabinë Saudite,” shtoi Al Thani, deklarata e parë zyrtare e Doha-s në lidhje me pajtimin e Gjirit. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts