Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dilema e madhe e drejtuesve të Korçës: ku duhet vendosur kjo skulpturë e Salah Hammad-it?!

Nga Vepror Hasani

Skulptura e Salah Hammad-it, një dryn i stërmadh dhe i rëndë prej mermeri, ka vënë në siklet Bashkinë e Korçës, pasi nuk di ku mund të vendoset një vepër e tillë. Dryni përcjell mesazhin kritik për qytetin e Korçës, dhe kjo e vështirëson edhe më tepër vendosjen e tij mbi një piedestal të dukshëm.

Me këtë skulpturë, Salah Hammad dëshiron të thotë: “Korça ëshët qytet i bukur, por me njerëz të ndrydhur”. Hammad-it i kishte lënë shije të hidhur jeta e ndrydhur e qyteti të të Korçës. Që të gjitha këto i mësuam gjatë një interviste që patëm me të. Megjithatë, skulptura nuk mund të fshihet nga sytë e njerëzve. Doemos që do të vendoset diku.1

Kjo ishte dhe arsyeja që Bashkia e mori një vendim. Skulptura e Salah Hammad-it do të vendosej përpara Gjykatës së Apelit Korçë, në oborrin e kësaj ndërtese. Një makinë e Shërbimeve Publike e transportoi deri në hyrje të Gjykatës, në krahun e majtë të saj, e la atje dhe iku.

Skulptura vijon të qëndrojë në anë të rrugës që nga12 korriku i këtij viti, e pavendosur ende te vendi i paracaktuar. Nga sa kuptohet, Bashkia ende nuk ka mundur t’i shpëtojë sikletit që i shkakton skulptura, e cila flet për jetën e ndrydhur të qytetit të Korçës. Duket se po kaq të ndrydhur kanë mbetur edhe drejtuesit ë Bashkisë, të cilët nuk dinë çfarë duhet të bëjnë me të

Vendimmarrja e Bashkisë la të shokuar edhe shumë banorë të qytetit, pasi nuk e kuptojnë dot se si mund të vendoset një dryn përpara Gjykatës së Apelit, kur simboli i Drejtësisë është peshorja dhe jo dryni. Sipas qytetarëve, dryni nuk mund të vendoset as te burgu, ku të dënuarit rrinë të mbylluar, pasi në ditët  e sotme, edhe Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale synon integrimin e tyre në shoqëri.

Ja çfarë shkruan në një ese të tij Astrit Lulushi: “Në shek. XV Drejtësia përshkruhej si Zonjë me sy të lidhur, e cila përfaqësonte me objektivitet pa frikë, pa favorizim, pavarësisht parave, fuqisë ose identitetit, Drejtësia ishte e verbër dhe e paanashme. Libri i lashtë egjiptian i të vdekurve tregon një skenë në të cilën zemra e shkruesit peshon kundër penës së tij. Personifikimi i Drejtësisë në peshore daton që nga ajo periudhë. Në monedha të hershme romake Zonja Drejtësi (Justitia), përshkruhet me shpatë në njërën dorë dhe peshore në tjetrën, por me sy të zbuluar. Përfaqësimi i parë i njohur i Drejtësisë së verbër, daton më 1453 me një shtatore të Zonjës Drejtësi, e vendosur në Bernë të Zvicrës”.

Pra, edhe nga sa më sipër, shihet qartë se Bashkia e Korçës gjendet në një siklet të madh. Kjo është dhe arsyeja që nuk di si të sillet me këtë skulpturë. Vendimmarja e saj për ta vendosur para Gjykatës është absurde dhe këtë gjë gjithkush e di, sigurisht edhe drejtuesit e Bashkisë. Kudo që të vendoset skulptura, mesazhi i saj nuk mund të fshihet.

SKULPTORI-SALAH-HAMMAD

Dryni i madh prej mermeri u krijua në simpoziumim e gjashtë, “Skulpturat e Parkut 2015”, organizuar nga bashkia e Korçës, ku morën pjesë Salah Hammad (nga Egjipti), Liu Yang (nga Kina),  François Weil dhe Patrice Belin (nga Franca) dhe Fiona Mali nga Shqipëria. Të pesë skulptorët sollën skulptura mjaft të bukura, por ajo e Hammadit mbeti në mendjen e shumë banorëve të qytetit të Korçës

Për shumë njerëz të këtij qyteti, skulptura e Hamad-it duhet vendosur në qendër të Korçës, pasi, siç shprehen ata, kemi shumë gjëra për të ndryshuar në jetën tonë. Gjithsesi, do të na duhet ndoshta edhe pak kohë për të parë nëse skulptura e drynit do të vendoset para Gjykatës së Apelit apo do të tërhiqet që andej për ta çuar diku tjetër. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts