NORVEGJEZI/ Dikur zëdhënës i KFOR-it, tani pishman: Oslo të tërheqë njohjen e Kosovës

Dëshpërimi serb për të zhbërë shtetësinë e Kosovës shkon deri në absurditet. Kështu, një gazetë serbe e ka gjetur një ish-zyrtar norvegjez të KFOR-it, me të cilin ka realizuar një intervistë që ushqen shpresat e serbëve.

Një emër i panjohur edhe për Google, Christian Cash, ka qenë një punonjës i KFOR-it paqeruajtës, por që devijoi nga ideja e paqes dhe e quajti intervenimin e aleancës si “krim kundër serbëve”.

“Do të luftoj që Norvegjia të anulojë njohjen e së ashtuquajturës Kosovë”, thotë ai për gazetën “Politika”.

“Qëllimi im është të përpiqem ta bindë Norvegjinë që të tërheqë njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Unë bisedova me shumë figura politike për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokracia, u përpoqa të hyja në Parlament dy vjet më parë. Sikur të kisha patur sukses, unë do t’i sugjeroja qeverisë që të anulojë njohjen”, thotë Cash.

Dikur zëdhënës i KFOR-it,  ai ishte dëshmitar i sulmit në autobusin “Nis Express”, ku 12 serbë mbetën të pajetë nga një shpërthim. Ai pretendon se ndihet përgjegjës për sulmet ajrore ndaj Serbisë, pasi sipas tij, KFOR nuk kishte krijuar siguri për pakicat në Kosovë.

“Shpresoj se bazuar në këto fakte, unë do të jem në gjendje të ngre akuza kundër kryeministrit të atëhershëm të qeverisë norvegjeze, Kjell Magne Bondevik, i cili e quan veten besimtar (duke qenë ministër lutheran), por e dëshmon se ishte thjesht një politikan i zakonshëm”.

“Në emër të ndërhyrjes humanitare, ai kishte kryer agresion kundër Serbisë. Unë besoj se është e mundur të paditen të gjitha shtetet që morën pjesë në agresionin e NATO-s”, thotë Cash.

Ai madje deklaroi se kishte prova që Florim Ejupi ishte përgjegjëse për shpërthimin e autobusit “Nis Express” në shkurt të vitit 2001, por që provat u shkatërruan sipa tij.

Kur u pyet nga gazeta se si Ejupi arriti të arratisej nga kampi amerikan Bondsteel ku u burgos, Cash u përgjigj: “Nëse keni qenë ndonjëherë atje, do ta dini se është e pamundur të arratiseni. Thjesht, Ejupi ka punuar për CIA-n dhe ai u la i lirë”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts