Auto Dak
Auto Dak

Dikur miq, tani armiq: Molliqaj i PSD-së sulmon Abazin e Vetëvendosjes

Debatin televiziv në mes të kandidatëve të Vetëvendosjes dhe koalicionit të PSD-AAK, e ka përcjellë përleshja fizike.

Raportet e mediave në Kosovë thonë se kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, u kanos fizikisht nga ai i PSD-AAK-së, Dardan Molliqaj.

Gjatë një debati televiziv, dy kandidatët ishin fyer mjaft shumë verbalisht, por nervozizmi i madh  ishte shfryrë menjëherë pas kishin dalë nga studio televizive.

Përderisa, Molliqaj ka mohuar të ketë pasur përleshje fizike, Abazi ka dhënë një version tjetër. Për këtë rast është lajmëruar edhe Policia e Kosovës.

Abazi u ka thënë mediave se “ka qenë duke dalë nga korridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën mbrapa dhe mu kacafytën duke dashur me më goditë. Ka hy Rexhep Hoti në mes dhe u krijua njëfarë situate e pakëndshme me kacafytje. Edhe një goditje në këmbë më ka ardhë, por nuk e di nga cili. Ishte një situatë aspak e mirë”.

Fjalët e Molliqajt megjithatë pretendojnë të kundërtën. “Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetojë deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka deklaruar Molliqaj pas incidentit.

Kujtojmë se edhe Molliqaj dikur ishte pjesë e partisë ku së fundmi u angazhua Haki Abazi, por u largua për shkak të qëndrimeve të kundërta me liderin shumëvjeçar, Albin Kurti. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts