Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DIKUR/ Afrika nën europianë: vendi ku 20 milion njerëz u blenë dhe u shitën si skllevër

Ishulli historik i Goree, i cili ka qenë qendra e tregtisë së skllevërve në Senegal për shekuj me radhë, ende na kujton gjurmët e kolonializmit sot.

Ishulli, në të cilin portugezët ndërtuan një kishë të vogël prej guri në 1450 dhe më pas u vendosën, në 1677 u vu nën kontrollin e Francës. Dominimi i Francës në ishull zgjati derisa Senegali fitoi pavarësinë në 1960.

Ishin të ashtuquajturat “shtëpi skllevërish” (Maison des Esclaves) të ndërtuara në 1780 që sollën popullaritet të madh në ishull, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Afrikanët e mbajtur nga kolonialistët perëndimorë, para se të udhëtonin në Botën e Re, mbaheshin në ato shtëpi për javë të tëra, të lidhur me zinxhirë për të mos shpëtuar.

Disa shiteshin në treg për një kilogram oriz ose patate, ndërsa të tjerët punonin në ndërtesa dhe bënin punë shtëpie.

Për shkak të madhësisë së tij të vogël dhe dy kilometra larg bregdetit, ky ishull siguroi që skllevërit nuk mund të përpiqeshin as të shpëtonin, sepse uji ishte shumë i thellë dhe vdekja do të ishte e pashmangshme. Tregtia e skllevërve u ndalua vetëm në fund të shekullit të 18-të.

Gjurmët e kolonialistëve francezë që sunduan ishullin për 400 vjet mund të gjenden në rrugët e ishullit, ku rreth 20 milion afrikanë u blenë dhe shitën si skllevër përpara se të jetonin në kushte jashtëzakonisht çnjerëzore.

Arkitektura në ishull karakterizohet nga kontrasti midis lagjeve të zymta të skllevërve dhe shtëpive elegante të tregtarëve të skllevërve. Sot, ishulli shërben si një kujtesë e shfrytëzimit njerëzor, por edhe si një parajsë për pajtimin.

Kryebashkiaku i Goree, Augustin Senghor tha se ishulli ka një rëndësi simbolike për sa i përket historisë afrikane, duke kujtuar se është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ai theksoi se gjurmët në këtë ishull të famshëm janë gjithashtu pjesë e historisë.

“Nëse fshijmë gjurmët e asaj që ndodhi këtu, ne gjithashtu do të fshijmë faqen e historisë njerëzore. Atëherë më shumë njerëz nuk do të ishin në gjendje të shohin ato gjurmë që paralajmërojnë se e kaluara nuk do të ndodhë më kurrë,” tha Senghor.

Ai shtoi se të gjithë emrat dhe titujt nga periudha koloniale qëndrojnë si kujtime të asaj epoke të errët.

“Ka neglizhues midis nesh që nuk e pranojnë atë që kanë bërë dikur paraardhësit e tyre këtu. Ata mohojnë që ka pasur skllavëri, se zezakët janë trajtuar si kafshë. Nëse heqim këta emra, ne do t’u japim atyre vetëm një shans. Lërini këta emra të qëndrojnë kështu, në mënyrë që të gjithë të mund të shohin dhe të zbulojnë se çfarë ka ndodhur,” tha ai.

Liora Bigon, një shkencëtare në Institutin Holon, e cila hulumton periudhën postkoloniale në Senegal, kujtoi se pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Amerikë, emri i Sheshit Evropian në ishull u ndryshua në protestë, duke dërguar një mesazh të qartë nga atje në botë.

Aktivisti Cheick Fall, themelues i organizatës joqeveritare “Africtivites”, beson se emra të tillë dhe të ngjashëm duhet të hiqen plotësisht nga ishulli, duke shtuar se rrugët duhet të emërtohen pas njerëzve që i shërbyen me nder dhe ndershmëri Afrikës dhe banorëve të saj.

“Ata emra duhet të ndryshohen. Për shembull, shumica e rrugëve në Akra, kryeqyteti i Ganës, mbajnë emrat e njerëzve që i shërbyen Afrikës. Ka edhe rrugë të emërtuara sipas nga shkencëtarit senegalez Cheick Ante Diop dhe ish-Presidentit Abdoulaye Wade.

Megjithatë, në Senegal ku “Wade jetoi dhe punoi. Asnjë rrugë nuk është emëruar sipas tij,” tha aktivisti. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts