Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dibër: tre jetë të shuara në minierë, mes tyre një inxhinier

Një inxhinier e dy punëtorë u gjendën të pajetë në thellësitë e galerive të minierës së Balgjajt në Selishtë të Dibrës, në kufi me Matin. Sipas versionit policor, ata janë asfiksuar nga gazrat.

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e Balgjajt, Selishtë,  kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit,  u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç,  banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën  si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. 

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

Fjala është për inxhinierin Ismail Hoxha, banues në Peshkopi dhe dy punëtorët, Fatos Çesku dhe Ruzhdi Rushiti banues në Bulqizë.

Miniera e Balgjajt ku nxirret krom, ndodhet në një terren të thellë e të vështirë, ku vetëm automjetet e rënda mund të vejnë e vijnë prej andej. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts