Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën e mitur, arrestohet në Tiranë 39-vjeçari

Policia e Tiranës arrestoi një 39-vjeçar nën akuzën e dhunës në familje.

Burime zyrtare bënë të ditur se shtetasi Alban Balla u vu në pranga pasi rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, duke qenë në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, D.B., 31 vjeç dhe vajzës së mitur I.B., 13 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu e llojit “Kralmagnum” dhe 38 fishekë.

Lidhur me këtë ngjarje, mësohet se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për “Dhunë në familje” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts