Dhuna te parlamenti në protestën e opozitës, 14 të arrestuar

Policia e Shtetit ka njoftuar për 14 persona të arrestuar pas protestës së opozitës, nën akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj forcave të rendit. Ndërkohë, 8 persona të tjerë janë në kërkim. Të gjithë këta i përkasin kontigjentit që nisi të sulmonte me gurë e sende të tjera forcat policore të vendosura para parlamentit, aty ku u hodh dhe gaz lotsjellës si pasojë e agravimit të situatës.

Turma, nga kryeministria u shfaq befas te parlamenti, ndonëse aty nuk kishte asnjë aktivitet parlamentar, e kësisoj u krijua një situatë e nxehtë nga dalja jashtë kontrollit.

Si pasojë, nga policia u tha se tre efektivë të saj u plagosën nga goditjet që erdhën nga turma. Në një deklaratë menjëherë pas protestës, Policia e Shtetit e konsideroi një pjesë të protestës si “të paligjshme” dhe paralajmëroi ndëshkim ligjor. /tesheshi.com/       

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts