Auto Dak
Auto Dak

DETAJI/ Veta e parë njëjës…Si e arsyeton Edmond Budina mosprishjen e godinës së TK-së

Edmond Budina…Shumëkush mund ta ketë dëgjuar për herë të parë këtë emër, edhe për çështje moshe. Eshtë njeriu që papritmaz është vënë në krye të rezistencës për mosprishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. I është bashkuar në këtë kauzë vëllait të tij, Robert Budina. Në fakt më shumë është njohur Mondi. Vjen nga kasta e aktorëve të komunizmit, ku si për ironi fati edhe rolet i ka patur me figura komunistësh. Më shumë në kinematografi se në teatër. Te ky i fundit, gjithashtu ka luajtur një rol komunisti, te pjesa “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës.

Ama shkroi emrin e tij në Lëvizjen Dhjetoriste, pasi ishte ndër të parët pedagogë të arteve, së bashku me Arben Imamin, që iu bashkuan kauzës studentore dhe vunë firmën në krijimin e PD. Por kurrë nuk bëri karrierë politike. Përkundrazi, vijoi me jetë artistike por si i ikur në Itali. Vitet e fundit u rikthye si regjisor me filmin “Ballkan Pazar”, ku ndërkohë ishte dhe vetë protagonist. Gëzon reputacionin e një njeriu idealist, por në artin skenik nuk i përket majave të elitës. Nëse pyet ndonjë nga lidershipi apo militanca opozitare se ç’do veçonte te Edmond Budina në kuptimin artistik të fjalës, nuk besoj se do kishte një përgjigje. Kjo vlen dhe për sa e sa të tjerë që mbrojnë kauzën e mosprishjes, ku duhet theksuar se ekziston dhe grupimi tjetër, ai që kërkon të kundërtën, prishjen e të vjetrit për një të ri, por që nuk kanë zbritur dhe ata në shesh.

Publikut që ndjek zhvillimet i duhet kujtuar se aty mungon elita e vërtetë; mungon Timo Flloko, Viktor Zhusti, Eva Alikaj, Elida Janushi, Margarita dhe Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Reshat Arbana, pa dyshim i madhi Robert Ndrenika, Birçe Hasko, Xhevdet Ferri, ish-drejtori i TK-së, Armando Bora, një ndër pararojat e regjisurës teatrore në 25 vite, Gëzim Kame, po ashtu një moment i gjallë i regjisurës teatrore, Mirush Kabashi, Vangjel Toçe, Pandi Siku, Sadush Ylli, Anastas Kristofori, e sa e sa të tjerë.

Por le t’i kthehemi Edmond Budinës. Në një prononcim për Zërin Amerikës, ai ofron arsyet se përse nuk do prishjen e godinës ekzistuese. Dhe është shumë interesante pse. Sepse, ai vetë, nuk del dot mbi nostalgjinë dhe e gjitha personale. Budina shprehet në vetën e parë njëjës, duke iu referuar vetëm asaj që ndjen ai dhe jo të tjerët po si ai, kolegët. Këta të fundit i injoron tërësisht, jo drejtpërdrejt, por duke patur vetëm ndjesitë e si referencë. Dhe ky është një problem i madh në qasjen ndaj çështjes, edhe moral padyshim. Pas Budinës i vjen radha një tjetër emri nga ata në krye të refuzuesve, Kastriot Çipi. Mjafton të thuhet se shumëkush mund ta ketë dëgjuar për herë të parë këtë emër ç’prej kur nisi kriza e Teatrit e jo thjesht për arsye moshe.

Eshtë mirë që ata që disa prej atyre që çiren për godinën e TK, të kenë së paku një prestigj artistik…/tesheshi.com/   

Tiranë: Protesta për restaurimin e ndërtesës historike

“Ne kemi një ëndërr: Rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar, i cili kushton vetëm 1 milionë dollarë”. Bisedë me regjisorin e njohur, Edmond Budina, dhe ish nëndrejtorin e Teatrit Kombëtar, regjisorin Kastriot Çipi. Fakte dhe shpjegime të pathëna më parë.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Wednesday, July 24, 2019

auto pjese dak

Related posts