Auto Dak
Auto Dak

DETAJI/ Rasti me “Bindjen”, si abuzon presidenti me parimin dhe procedurën në Kushtetutë

Një ndër abuzimet më të mëdha të politikës me ligjin themeltar të shtetit – Kushtetutën, është ai me parimin dhe procedurën. Sipas interesit, i mëshohet parimit duke injoruar procedurën, ose e anasjellta.

I fundit rast është ai i presidentit Meta. Më thjesht, ka bërë të njëjtën gjë: ka injoruar tërësisht procedurat kushtetuese, duke gjetur shpëtim, me një gjuhë të ngarkuar me sofizëm politik, te parimet e pëgjithshshme. Duke pretenduar se po mbron pluralizmin e cenuar më 30 qershor, ai i jep të drejtë vetes për vendimmarrje mbi çdo procedurë kushtetuese.

Ai ka të drejtë të ketë shqetësimë politike, qoftë dhe atdhetare mbi pluralizimin apo demokracinë në rrezik, kjo sipas tij, por ai nuk mund ta bëjë këtë duke shkelur Kushtetutën në procedurë, siç është ç’dekretimi i zgjedhjeve, akti më i padiskutueshëm dot në ç’kushtetushmëri.

Dhe ç’ndodh më pas, kur vjen puna te Bindja Demokratike e Patozit, ajo që është lojtare opozitare në 30 Qershor, ndonëse jo në të gjithë territorin, ku duhet theksuar se ka dhe kandidatë të pavaru? Aty presidenti ndryshon pozicion: i mëshon procedurës.

“Kjo situatë bëhet edhe më absurde, referuar faktit që për këto zgjedhje në më shumë se në gjysmën e njësive të qeverisjes vendore konkurron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si Kryetar Bashkie, ndërkohë që për pjesën tjetër konkurrohet me kandidatë të propozuar nga një forcë politike e regjistruar në minutat e fundit në sistemin gjyqësor, dhe e regjistruar pranë KQZ përtej afateve ligjore”,tha Meta, duke iu referuar “Bindjes” në fjalin ë e fundit.

Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në situatën pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur Rama nisi të kërkonte zbatimin e një akti procedurial siç ishte hapja e kutive referuar një nenin në kodin zgjedhor, Berisha i përgjigjej me parimin kushtetues të pranimit të rezultatit legal. Kur PS e kërkoi hapjen e kutive dhe si parim kushtetuese për transparencën, sërish Berisha i përgjigjej vetëm me Kushtetutë, në pjesën që ai përzgjidhte.

Dy vjet më vonë, në numërimin e votave për Tiranën, pasi Basha doli humbës, u kalua nga ky fundit te parimi kushtetuese i të “drejtës së çdokujt për ta shprehur verdiktin e tij” (karta e votave në kutinë e gabuar), duke shkelur kësisoj çdo rregull procedurial. Në fund, edhe Apeli e lë në fuqi Bashën si kryetar të ri bashkie, vendosur nga KQZ, duke e rrëzuar PS-në me akt procedurial.

Të njëjtën gjë ka bërë Basha dhe me procesin e abuzimit të dyshuar me Rrugën e Kombit. E shmangu me akt procedurial, ndërkohë që dhe për parim moral duhej të ballafaqohej me akuzën. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts