Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Detaji i pathënë nga “Vallëzimi i ndyrë”: ç’ndodhte pas çak-ut mes Patrick Swayze dhe Jennifer Grey?

Kanë kaluar më shumë se 30 vjet që kur u shfaq “Dirty Dancing”, një prej filmave kult të asaj epoke, që në Shqipërinë e sapodalë nga izolimi komunist, u shijua për hitet të tipit “balada romantike” që deri atëherë dëgjoheshin fshehurazi.

E pas tre dekadash, është zbuluar se Patrick Swayze dhe Jennifer Grey, të cilët luanin personazhet kryesore, e që në film dashurohen marrëzisht me njëri-tjetrin, në jetën private ata s’e honepsnin njëri-tjetrin. Kjo ka bërë që dhe xhirimet të hasnin në shumë vështirësi për shkak të dublave të shumta për skena që dështonin.

Publiku fillimisht e priti filmin shumë dobët, kështu që u konsiderua se do të ishte vetëm në VHS. Por më pas fama nuk ndalej.

Kolonat zanore e bën atë ndër filmat më të shitur në histori, falë këngëve “She’s Like the Wind” të kompozuar nga Swayze, si dhe “The Time of My Life”, të cilat fituan një Oskar në vitin 1988. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts