728 x 90 Leaderboard

Detaje të reja mbi bombën në ambasadën amerikane në Podgoricë: atentatori nuk vrau veten

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për shpërthimin e një dite më parë në ambasadën amerikane në Podgoricë. Pas konfirmimit të lajmit në vend ka mbërritur menjëherë një ekip special i FBI-së amerikane në Ballkan.

Siç bën të ditur e përditshmja më e madhe e Podgoricës Vijesti, autori 43-vjeçar Dalibor Jaukoviç, nuk ishte vrarë veten. Atij i ka shpërthyer granada e dytë sapo ka hequr detonatorin, të cilën e kishte nisur për ta hedhur mbi ambasadë.

Gazeta malazeze,  thotë se FBI po punon ngushtë me policinë e Malit të Zi për të parë nëse Jaukoviç ishte një “ujk i vetmuar” apo pjesë e një grupi të organizuar.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se atentatori nuk ishte një kamikaz, por shpërthimi i granadës së dytë ka ndodhur krejt aksidentalisht, pasi nuk ka pasur mundësi ta hidhte brenda selisë së ambasadës së SHBA-së.

Atentatori është njëri nga 14 mijë personat e dekoruar nga Sllobodan Millosheviçi në vitin 1999, përkatësisht në shkurt të atij viti, dhe që jetojnë në Mal të Zi.

Hetimi është shtrirë pikërisht në rrezen e këtij grupi që kanë shërbyer si pjesëtarë të forcave kundërajrore të Serbisë gjatë sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe.

Policia bastisi disa vende ku jetojnë e punojnë njerëzit e lidhur me Dalibor Jaukoviçin. Dragan Blagojeviç, kreu i sigurimit i ambasadës së SHBA-së tha se granada nuk shkaktoi asnjë problem si për personelin, ashtu edhe për ndërtesën e selisë diplomatike amerikane.

Jaukoviç kaloi në një fushë pas ambasadës dhe më pas hodhi granadën e parë, si dhe tentoi edhe të dytën që i shpërtheu në dorë.

Prokurorja e Podgoricës, Tanja Çolan Deretiç tha për Vijesti-n se nuk mund të jepte të dhëna të reja, pasi dosja është nën hetim.

E pyetur se kur ai kishte bërë analizëa e ADN-së, ajo vetëm konfirmoi rezultatin që përcaktoi identitetin, por nuk dha asnjë detaj shtesë.

Jaukoviç banonte fare pranë ambasadës amerikane dhe policia e FBI-ja kanë marrë në dorë të gjitha bisedat telefonike, por edhe bisedimet në internet përpara sulmit. Policia ka sekuestruar vonë edhe kompjuterin që zakonisht atentatori lidhej në rrjetet sociale dhe hidhte mesazhet apo postimet e tij.

Hetimet tashmë janë në duart e Enis Bakoviçit, shefit të policisë kriminale të Malit të Zi. Nga emri, Bakoviç dallon që është musliman por ende nuk dihet nëse është boshnjak apo shqiptar.

Emri Enis është shumë i përhapur tek shqiptarët dhe boshnjakët.

Ambasada e SHBA në Podgoricë njoftoi se ata po punojnë ngushtë me policinë malazeze mbi sulmin ndriçues.

“Ambasada nuk ka indikacione se sulmi i këtij mëngjesi është pjesë e një kërcënimi të zgjatur në kohë, edhe pse hetimi në motivin e sulmuesit të dyshuar vazhdon”,  në një deklaratë zyrtare të ambasadës.

Presidenti i Këshillit Atlantik të Malit të Zi, Savo Kenter, tha se kjo ngjarje nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në sigurinë dhe stabilitetin e Malit të Zi, veçanërisht në kontekstin e të qënit një anëtar i NATO-s. Por ai shtoi se ka “qarqe të dukshme që kanë qenë të interesuara për të minuar stabilitetin e Malit të Zi”.

Pyetja është, pse ngjarja ndodhi gjatë vizitës së Sergej Lavrovit në Serbi? /tesheshi.com/

Related posts