Dështon sërish gara për kreun e RTSH, ndërkombëtarët të shqetësuar

Ndërkombëtarët janë të shqetësuar në mënyrën si po menaxhohet gara për zgjidhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar. Siç mësohet nga burime diplomatike, polarizimi ndërmjet PS-së dhe PD-së për të zgjedhur një përfaqësues të sajin për postin më të lartë të medias publike është marrë si një “ofensivë”.

Shkak është bërë gara për Drejtorin e përgjithshëm mes RTSH-së sërish edhe sot nuk është zgjedhur se kush do ta drejtojë këtë institucion.Thoma Gëllçi, ish-kryeredaktor i “Zërit të Popullit” ka marrë 6 vota: përkatësisht 5 të anëtarëve të zgjedhur nga PS dhe 1 të zgjedhur nga LSI. Ndërsa Petrit Malaj, ish-rektori i Universitetit të Arteve ka marrë 5 vota nga anëtarët e zgjehdur prej PD-së.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka zhvilluar një takim me disa grupoe interesi, ndër të tjera edhe me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë, për të mësuar qëndrimin e reporterëve në lidhje me median publike. Siç mësohet disa prej grupeve të interesit kanë kërkuar një përsëritje të garës nga fillimi pasi duke pasur një votim deri në pafundësi përqendrohet te gara dhe jo tek institucioni.

Ndërkombëtarët kanë mbështetur një zgjidhje konsensuale të RTSH=së dhe jo rikthim tek zaptimi politik siç ka ndodhur prej 20 vitesh.

/tesheshi.com/

Related posts