Dështimi i dytë i Ramushit, seanca për Demarkacionin shtyhet për pas një jave

Ramush Haradinaj as sot nuk ka arritur të bindë deputetët e LDK-së t’ia japin votën për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, kjo pasi u përplasën rreth përfshirjes apo jo në ligj të raportit Bulliqi.

Duke pare se nuk po arrihet një gjuhë e përbashkët, Kuvendi ka vendosur që seanca të shtyhet për të mërkurën në orën 10:00, ditë ku në Kosovë pritet të jetë edhe një delegacion i lartë i BE-së.

Kjo ishte kërkesë e LDK-së e cila insistoi që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Ramush Haradinaj, i cili të hënën do të jetë në një udhëtim zyrtar në Londër, andaj nuk u caktua që seanca të mbahet të hënën. /tesheshi.com/

Related posts