Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DËSHMI/ Fotot e rralla: shtator 1944, çamët e masakruar mbërrijnë në Vlorë

Këto dy foto të rralla e të panjohura, dëshmojnë një pjesë të tablosë së masakrave që u bënë  mbi popullsinë çame në verë vjeshtën e 1944 nga ushtria e Zervës në gjithë Çamërinë.

Fotot dëshmojnë mbërritjen e çamëve në Vlorë pasi kishin përjetuar ngjarje horror në fshatrat e tyre.

Njëra foto na tregon momentin e mbërritjes me varkë të një grupi fëmijësh në breg të detit në Vlorë, ndërsa foto tjetër siç e tregon edhe shënimi pas fotos, tregon një moment kur  burra, gra, pleq e fëmijë të mbijetuar janë ulur përdhe në rrugë.

Shënimi shpjegues thotë: “Fotografija tregon familje çame që janë ulur në tokë për tu çlodhur e njëkohësisht mendojnë se si kaluan të gjitha rreziqet që nga Skaja më e fundme e Çamërisë e derisa mbërrijtën ën Vlorë kështu duke u çlodhur e duke u mejtuar presin që tu vij edhe buka prej Pushtetit të Vlorës.”

Fototo ruhen në arkivin e Ministrisë së Jashtme. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts