I dërguari i OKB-së: Idlibi mund të jetë Halepi i ardhshëm

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të enjten se mijëra njerëz të evakuuar nga zonat e mbajtura nga rebelët e Halepit pas një ofensive dërrmuese të qeverisë, mund të vuajnë të njëjtin fat në vendin e tyre të ri të strehimit.

I Dërguari special i OKB-së, Staffan de Mistura tha se ndërprerja e konfliktit në gjithë Sirinë do të ishte jetike, me qëllim shmangien së një luftë të përgjakshme si ajo e Halepit.

Të paktën 34 mijë ersona, civilë dhe luftëtarë, janë evakuuar nga Halepi lindor në një operacion një-javor, sipas shifrave të fundit të OKB-së.

“Shumë prej tyre kanë shkuar në Idlib, i cili mund të jetë në teori një Halep i ardhshëm”, paralajmëroi de Mistura në Gjenevë.

Mijëra refugjatë nga Halepi u transportuan në Idlib, duke rritur frikën se qyteti i mbajtur nga rebelët në Sirinë veriperëndimore mund të jenë shënjestër e  ardhshme. Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka deklaruar se lufta është larg përfundimit dhe se forcat e armatosura do të marshojnë në zona të tjera mbajtura nga rebelët.

Të shpërngulurit nga Halepi kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me dërgimin e tyre në Idlib, kurse një diplomat i lartë evropian tha në fillim të këtij muaji se kjo do t’i përshtatej më së shumti Rusisë, përkrahësit kryesor ushtarak të Asadit, pasi kjo do të vinte “të gjitha vezët e prishura në një shportë”. Assad pranoi se rikthimi i plotë i kontrollit mbi Halepin ishte një fitore e përbashkët me aleatët e tij ruse dhe iranianë. /tesheshi.com/