728 x 90 Leaderboard

Der Shpiegel: “Heroi” dibran në ishullin grek, që mirëpret i vetmi refugjatët sirianë

Shumë restorante në ishullin grek Kos nuk duan refugjatët si klientë të tyre – ata kanë frikë se largohen turistët. Por kjo nuk shihet si problem nga shqiptari 19-vjeçar, ku refugjatët nga Lindja e Mesme gjejnë derën e hapur  për tu ushqyer në restorantin e tij.

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull restorantit  “Smile”/Buzeqesh, në ishullin Kos, i cili punohet nga 19-vjeçari shqiptar, Shaqir Xhani.  Atis Tzanis,  është emri grek që mban dibrani,  i cili është larguar nga Shqipëria me familjen drejt Greqisë që  në moshën 2-vjeçare. I riu tregon se klientët e tij të shumtë gjatë këtij sezoni kanë qenë shtetas arabë, për shkak të një shenje identifikuese arabe që ai ka vënë në restorantin e tij. Ishulli është populluar gjatë këtij sezoni turistik edhe nga refugjatë sirianë, pakistanezë, afganë dhe iranianë për shkak të afërsisë së tij me bregdetin turk,  të cilët janë ushqyer në restorantin e tij.

Shumë pronarë te hoteleve dhe restoranteve në Kos, nuk i pranojnë refugjatët si klientë të tyre. Ata frikësohen se kjo mund të dekurajojë turistët europianë, pasi pretendojnë se refugjatët mbajnë erë të keqe ngaqë nuk kanë kushte për të mbajtur higjenën vetijake. Por kjo nuk shihet si problem nga shqiptari, ku në restorantin e tij dera është gjithmonë e hapur për refugjatët.

“Këta janë njerëz vijnë për të ngrënë”, thotë ai dhe Në T-shirt e tij shkruhet : “Thyej  rregullat”. Në mesditë ai u shërben  sirianëve dhe pas largimit të tyre në çadrat ku strehohen, mbrëmja rezervohet nga turistët evropianë.

19 vjeçari shprehet se kur u pyet nga i ati, çfarë dëshiron: Një makinë apo një lokal zgjedhja e tij ishte kjo e fundit, pasi kjo ishte ajo çfarë kishte ëndërruar gjithmonë. Shaqir Xhani rrëfen se shkrimi në arbisht  përbri restorantit që ai e punon ishte elementi që intrigoi gazetaren gjermane. Ai tregon se në ishullin grek Kos, për shkak të afërsisë me bregdetin turk janë strehuar rreth 7000 refugjatë. Zgjedhja e restorantit “Smile” për tu ushqyer, vjen për shkak se  ndryshe nga pronarët grekë të cilët nuk i qasin në lokalet dhe restorantet e tyre refugjatët, ai ka zgjedhur  që jo pak herë t’ju ofrojë ushqim falas.

“Na vjen shum keq për ata se flejnë jashtë dhe gjithë hotelet janë mbushur. Unë kam ca çadra dhe  i lejoj që të flenë falas në darkë”,  tregon 19 vjeçari,  i cili prej 7 muajsh menaxhon restorantin. Shaqir Xhani, është larguar nga Dibra së bashku me familjen e tij në moshën 2-vjeçare. Megjithë vështirësitë familja e tij ia ka dalë të krijojë bizneset në ishullin  grek. /tesheshi.com/

Related posts