Deputeti i Vetvendosjes tallet me Thaçin: Një shtet me 1000 banorë që i fut në një banesë, na ka njohur

Seanca e Kuvendit tw Kosovës nuk ka kaluar edhe pa debate e replika, një prej debateve ishte në mes ministrit të punëve të jashtme, Hashim Thaçit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi.

Ky i fundit tha se vetëm një shtet që e fut në një banesë ka njohur Kosovën. Kurse, ministri Thaçi paralajmëroi se do të ketë njohje të reja.

Ndërsa, Kurteshi ka akuzuar Thaçin se që nga koha kur drejton ministrinë e jashtme ka ardhur vetëm një njohje Kosovës.

“Vetëm një shtet me 1000 banorë që i fut në një banesë na ka njohur”, ka thënë Kurteshi.

Në anën tjetër Thaçi ka thënë sa ka qenë kryeministër i Kosovës kanë ardhur 109 njohje për shtetin e Kosovës dhe se do të ketë edhe njohje tjera./tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts