728 x 90 Leaderboard

Deputeti i AAK-së, akuza LDK-së: keni bërë aleancë me Listën Serbe, por Jugosllavia ka vdekë!

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka drejtuar akuza ndaj LDK-së për alenaca me Listën Serbe, gjatë shqyrtimit të ligjit për ndërtimet pa leje.

“I kuptoj aleancat mes serbëve dhe LDK-së. Por më çudit që njerëzit e LDK-së në komision kanë votuar për (ligjin). Lutfi Zharku dhe Besa Gaxherri kanë votuar për. Liburn Aliu (VV) e ka kryesuar këtë komision”, tha Haradinaj në seancën plenare.

Madje Haradinaj ka akuzuar LDK-në se e ka votuar Thaçin si president.

“Ja pafshi hajrin Hashim Thaçit. Me dy duart ko më votu edhe unë. Po më çudit VV-ja”, deklaroi Haradinaj.

I menjëherëshm ka qenë reagimi i deputetit të LDK-së, Armend Zemajt i cili ka thënë se Haradinaj ka parë ëndërr.

“Ka pa naj ëndërr të keqe, po folim për një pikë të rendit të ditës dhe ne dhamë qëndrimin tonë politik”, tha Zemaj.

Reagoi përsëri Haradinaj duke thënë se deputetët e LDK-së kanë votuar për, dhe është e çuditshme sipas tij që e kanë ndërruar qëndrimin.

“LDK në komision ka qenë për. Nëse Zemaj nuk është konsultuar me ta unë sdi qysh ka me ditë. Ka vdek Jugosllavia”, tha Haradinaj. /tesheshi.com/

Related posts