Denoncimi i Berishës: brenda senatoriumit të Korçës është ngritur biznesi i tallavasë (video)

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncon në rrjetet sociale një rast futjes së bizneseve private brenda institucioneve shtetërore.

Ai publikon videon e dërguar nga një qytetar, i cili ankohet se brenda Sanatoriumit të Korçës është ngritur një lokal me muzikë tallava dhe kërnacka (qofte).

“Biznesi tallava i qeveritareve të Noriegës në vend të ilaçeve në Sanatoriumin e Korçës!”, shkruan Berisha, që e shoqëron komentin edhe me një video. /tesheshi.com/