728 x 90 Leaderboard

Dënimi i tre muslimanëve nga një gjykatës i krishterë për të mësuar një sure Kurani, ngjarje dite në Liban

Një gjyqtar libanez ka vendosur një dënim të pazakontë mbi tre të rinj muslimanë, me pretendimin se ata nuk kanë respektuar fenë e krishtere, shkruan gazeta lokale Daily Star.

Gjyqtari Joceline Matta urdhëroi që të rinjtë të mësojnë përmendsh ajetet nga Kurani të cilët flasin për Marinë (Merjemën) dhe Jezu Krishtin (Isain).

Veprimi i gjyqtarit Matta, i cili është i krishterë, u mirëprit nga politikanët liderë muslimanë dhe përdoruesit e mediave sociale.

“Vendimi është një shembull i pashoq i drejtësisë dhe mësimit të besimeve të përbashkëta të muslimanëve dhe të krishterëve”, tha Kryeministri Sa’d Hariri në Tëitter.

Ish-kryeministri Naxhip Mikati gjithashtu përshëndeti vendimin e gjyqtarit për lirimin e tre të burgosurve adoleshentë, mbi të cilët ngarkohet akuza për vepra të rënda penale.

Përdoruesit e Tëitter nga e gjithë bota kanë vlerësuar vendimin e gjyqtarit duke përdorur hashtagun arab #JocelineMatta.

Jezusi, i cili në Islam konsiderohet një profet i cili erdhi para Muhamedit, është personi që përmendet më së shpeshti në Kur’an dhe polemika rreth personalitetit të tij është dallimi më i rëndësishëm, më i shquar, më i rëndësishëm dhe më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit.

Libani është fetarisht dhe etnikisht shumë heterogjen, i përbërë nga shumë fise. Supozohet se shumica e tyre janë muslimanë arabë, dhe ndër të krishterët më të rëndësishmit janë maronitët, të lidhur me Kishën Katolike, por me patriarkun dhe liturgjinë e tyre, dhe ka edhe Druzi të shumtë. Në Liban ekzistojnë tetëmbëdhjetë grupe fetare, pa një grup të veçantë shumicë.

Vendi ka një të krishter si president, një musliman sunit si kryeministër dhe një shiit si kryetar të parlamentit. /tesheshi.com/

 

Related posts