728 x 90 Leaderboard

Dënimi me 60 orë punë për Elvis Rroshin, PD akuzon Ramën për kapje të drejtësisë

Elvis Rroshi, pikënisja e betejës së opozitës ndaj mazhorancës sapo ra nga pushteti më 2013-ën, gjë që më pas çoi në ligjin e dekriminalizimit, u dënua përfundimisht nga Gjykata e Tiranës me 60 orë punë të detyruar në shërbim prove.

Por këtë masë ndëshkuese për ish-kryebashkiakun e Kavajës, dikur i PD-së e më pas i PS-së, e cila nisi me afro 7 muaj burg për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, për të përfundua në kontributor i detyruar me punë publike për komunitetin, opozita e ka lexuar ndryshe.

“Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin. Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komunitetin. Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës, Tom Doshi”, shprehet ndër të tjera PD në një deklaratë për shtyp. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

Related posts