Dënimi i Skënderbeut, presidenti Takaj dyshon për komplot: ja kush mund ta ketë gatuar…

Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj, dyshon se dënimi i skuadrës korçare me 10 vite jashtë kompeticioneve europiane, si dhe 1 milion euro gjobë, e gjithë duke u akuzuar për trukim ndeshjesh nga UEFA, është një komplot. Sipas tij, shqiptarë e të huaj, kanë punuar fort që dënimi të bëhej fakt e skuadra të merrte goditjen e rëndë.

Për këtë, Takaj ofroi dhe emra konkretë.

“Ne jemi njoftuar për dënimin në dhjetor të 2017-ës, në zyrat e FSHF-së, ndërsa UEFA e publikoi vetëm në mars të vitit të ardhshëm. Nisëm negociatat me UEFA-n dhe spanjolli Garcia më propozoi në një takim, një pezullim 5-vjeçar dhe 250 mijë euro gjobë. Këtë ide e kisha dëgjuar më herët të qarkullonte në kafenetë sportive të Tiranës dhe pyeta Garcian për këtë, por ai mu përgjigj shkurt: Ke të fala nga Eduart Dervishi. Unë jam i bindur se për dënimin e Skënderbeut kanë punuar vetëm dy persona dhe çelësat e asaj zyre ku është gatuar çështja i ka Eduart Dervishi”, tregoi Takaj.

Sipas tij, pjesë e këtij komploti ka qenë dhe një kërcënim që i është dërguar UEFA-s, për të cilinpo hetohet se nga ka ardhur.

“Kur shkoi email-i, ne po negocionim me UEFA-n për minimizim të dënimit, por pas atij mesazhi kërcënues, marrëdhënia jonë me ta u ndërpre komplet. Nisëm të kërkojmë për burimin e email-it në rrugë ligjore dhe bëmë denoncim në prokurorinë e Korçës, ndërsa pas disa ditësh, çështja kaloi në Tiranë, ku në mënyrë të çuditshme u la në harresë. Burimet tona na kanë konfirmuar se email-i është nisur nga Tirana, jo nga Korça”, u shpreh Takaj. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts