Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dënimet për Agimin e Artë: kërkohet “plasja në qeli” e Nikos Mihaloliakosit

Një gjykatë greke ka urdhëruar arrestimin dhe burgosjen e Nikos Mihaloliakos, udhëheqësit të organizatës së ekstremit të djathtë Agimi i Artë dhe udhëheqësve të tjerë, të cilët u dënuan me 13 vjet burg secili.

Gjykata e Apelit e Athinës hodhi poshtë një kërkesë për të pezulluar dënimet me burg për Mihaloliakos dhe drejtuesit Ilias Kasidiaris, Yiannis Lagos, Giorgos Germenis, Ilias Panagiotaros, Panagiotis Iliopoulos dhe Nikos Papas.

Sipas vendimit të gjykatës, një total prej 39 anëtarësh të Agimit të Artë do të shkojnë në burg, shtatë prej të cilëve u shpallën fajtorë për “udhëheqjen e një organizate kriminale”.

Dënimet për 12 të tjerët nga 51 të pandehurit e gjykuar në çështje janë shtyrë.

Mediat greke raportojnë se anëtarët e Agimit të Artë, arrestimi i të cilëve u urdhërua, filluan t’i dorëzohen policisë me iniciativën e tyre.

Vrasja e këngëtarit Pavlos Fyssas

Procesi gjyqësor kundër Agimit të Artë, pasi ajo u akuzua për veprim si një organizatë kriminale, filloi pasi një mbështetës i kësaj partie politike, Yorgos Rupakias, vrau në 2013 këngëtarin Pavlos Fyssas, i cili ishte i njohur për pikëpamjet e tij të majta,

Pas hetimit, u ngrit një proces gjyqësor kundër Michaloliakos, udhëheqësit të Agimit të Artë dhe 68 të tjerëve, duke përfshirë anëtarë të partisë, me akuzat e “drejtimit të një organizate kriminale të armatosur dhe të qenit anëtar i saj”.

Gjyqi, i cili zgjati më shumë se pesë vjet në Gjykatën e Apelit në Athinë, përfundoi në 7 tetor, kështu që, pas më shumë se 454 seancash, u vërtetua se Agimi famëkeq vepronte si një organizatë kriminale.

Pasi gjykata shpall shumën e dënimeve, ata që shpallen fajtorë do të arrestohen dhe do të dërgohen në burg. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts