728 x 90 Leaderboard

Demokrati Strazimi, thirrje klerikale: kush beson, të protestojë kundër partisë së ateistëve!

Me shkak Nënë Terezën, por dhe protestën e pritshme në 27 janarit, parlamenti shqiptar është përfshirë në replika mes deputetëve të të dy kahjeve, të cilët zëvëndësuan dhe protagonizmin e munguar të krerëve Rama e Basha, jo prezent në seancë.

Bamirësja e njohur me origjinë shqiptare, teksa po diskutohej projektiligji për shpalljen festë zyrtare edhe të ditës kur ajo u shenjtërua nga Vatikani, ishte pjesë e debateve me karakter politik. Gent Strazimiri nga PD, fjalimet e të cilit lidhen më së shumti me epokën komuniste, e përshkroi Nënë Terezën si të persekutuar nga Partia Socialiste, duke e lidhur këtë të fundit me Partinë e Punës dhe rrjedhimisht me regjimin komunist. Nga ana tjetër, deputeti Alket Hyseni nga PS tha se Nënë Tereza nuk rrinte duke sharë Shqipërinë siç po bënte opozita.

Dhe për t’i vënë vulën replikave, Strazimiri bëri një thirrje me karakter fetar, ndikuar nga statusi prej murgeshe katolike e nobelistes: “Kush beson, të dalë kundër partisë ateiste! Kush beson, në shesh me 27 janar”, tha Strazimiri. /tesheshi.com/

Related posts