DEKLARIMET/ Haradinaj, gjuhëhidhur për kufijtë e taksën: Mogherini, kjo armike e vendit tim!

Në një intervistë për gazetaren Sonila Meço në Ora News, kryeministri Haradinaj nuk ka treguar asnjë shenjë tërheqjeje nga taksa doganore ndaj Serbisë, edhe pas shtimit të presionit amerikan, e njëherësh ka ashpërsuar dhe më tej gjuhën ndaj atyre që ai mendon se duan ndryshim kufijsh. Ai arriti deri aty sa të shpallë si “armike” dhe vetë gruan në krye të diplomacisë së Brukselit, Federica Mogherini, duke e renditur këtë të fundit te ato që duan lëvizje kufijsh, e po ashtu shpalli si të tillë dhe eksponentë nga Tirana që mund ta duan diçka të tillë.

“Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini e as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim”.

“Tirana zyrtare, ministrat, Parlamenti, të gjithë duhet të mbajnë një qëndrim” Kosova e 17 Shkurtit, kushtetuta e saj, territori. Kushdo nga të zgjedhurit në Shqipëri e vlerëson ndryshe, ai po tradhton ndaj Kosovës. Është sikur unë të flas sot për Shqipërinë dhe t’u them jugun jepuani Greqisë ose jepjani Shkodrën, Malit të Zi, por t’u ndrequr këtë”, theksoi Haradinaj.

Sipas tij, pas tezës së ndryshimit të kufijve është vetë Putini, duke shtuar se ai po lobon duke derdhur para të madhe në median dhe politikën e Tiranës.

“Në Shqipëri është lobu me pare për projektin e ndarjes. Gazetarë dhe analistë nga Kosova… kanë hyrë shumë para. Paratë e rusëve që përmendët kanë mbërritur deri te ju, kanë shti pare të madhe me nda Kosovën duke lobuar te mediat, televizionet, analistët, pushtetarët. Ajo është dhe në Kosovë. Është axhendë më e madhe. Putin është munduar disa herë të legjitimojë disa aneksime në perimetrin e vet.

Presidenti Putin punon intensivisht me ja bashkue Republikën Srpska Serbisë. Ajo është një Putin-Republikë. Kur thotë Vuçiç se nuk njoh kufirin mes serbëve në Bërnjak dhe Jarinë, dy kufijtë veriorë të Kosovës, ai po aludon dhe në kufijtë mes Serbisë dhe Srpska Republikës. Paratë e rusëve janë ato që lobojnë për ndarje”, tha Haradinaj.

 Ndërsa sa i përket taksës, Haradinaj tha se ishte një reprocitet i imponuar dhe se zgjidhja e saj e ka një ofertë.

Kosova nuk mundet me u mashtru më nga askush. Ka vendosur taksën. Nëse dëshiron marrëveshje, urdhëro e ke tregun mbrapa. Marrëveshja është njohja. Nuk janë kufijtë mbrapa. 

Ne duam që o të mbyllet kjo gjendje një herë përgjithmonë. Nuk është se jemi vetëm ne në hall. Gjithë presioni është mbi Kosovën me bo kompromise që Serbia të mbyllë një kapitull. 

Taksa lidhet me agresivitetin e Serbisë. Serbia ka lobuar me hekë njohjet. Serbia luftoi kundër nesh në Interpol dhe u tall me ne. Sulmoi familjen e pjesëtarëve të FSK-së. Ne të rrimë? Ata veprojnë, ne veprojmë. Është reciprocitet i vendosur”, theksoi i pari i qeverisësë Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Ka vendosur taksën. Nëse dëshiron marrëveshje urdhëro e ke tregun mbrapa. Marrëveshja është njohja. Nuk janë kufijtë mbrapa. 

Ne duam që o të mbyllet kjo gjendje një herë përgjithmonë. Nuk është se jemi vetëm ne në hall. Gjithë presioni është mbi Kosovën me bo kompromise që Serbia të mbyllë një kapitull. 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts