Deklaratë e bujshme e Netanjahut në Mynih: jemi më afër se kurrë me arabët

Benjamin Netanjahu, kryeministri izraelit, që në vendin e tij është nën akuzë për korrupsion ka kryer një akt në Gjermani që ka tronditur të gjithë. Në konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih, Netanjahu ka sjellë me vete dronin iranian me të cilin është bombarduar Izraeli.

Duke iu drejtuar ministrit të jashtëm Iranian, kryeministri izraelit tha “Zoti Zarif, e njihni? Është i juaji!”.

Netanyahu ka sulmuar fort Iranin,  që sipas tij, së bashku me Rusinë , kërkon të krijojë një “perandori nga Kaspiku në Mesdhe” dhe “po mbyt në terror Lindjen e Mesme”.

Netanyahu theksoi se kjo situatë ka krijuar megjithatë një favor, pasi arabët dhe izraelitët janë më afër se kurrë dhe ndoshta mund të arrijnë një marrëveshje të gjerë që mund të zgjasë.

Në këtë aspekt, Netanjahu përmendi negociatat me sauditët, që sipas tij janë vendi më i rëndësishëm i shteteve arabe.

Por në evenimente të tilla, gjithçka është më shumë skenar se realitet. Për shembull, edhe pse Netanjahu i është drejtuar ministrit të jashtëm Iranian, Javad Zarif, ky i fundit nuk ka qenë në sallë. Kjo, pasi organizatorët kishin arritur një marrëveshje me palët që si Netanjahu, si Zarif të flasin në kohë të ndarë prej një orë dhe kur flet njëri, tjetri s’duhet të jetë në sallë. /tesheshi.com/

 

Related posts