Auto Dak
Auto Dak

DEKLARATAT/ Tahiri, mbrojtje para medias: çmontova çdo akuzë të prokurorisë

Në një prononcim për median ende pa u dhënë vendimi përfundimtar i gjykatës, ish-ministri i Rendit Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria ka kërkuar 8 vite më burg, tha se ai kishte arritur që ta mbronte veten duke çmontuar çdo akuzë.

“E vërteta ime është e provuar me letra dhe fakte aq kokëfortë sa askush nuk i del dot përballë.

Është aq i gënjeshtërt ky proces sa nuk i jap dot shpjegim.

Nuk i shkoj fare historisë nëse do dënohem çfarë do bëj, këto janë hipoteza që nuk dua t’i konsideroj se besoj shumë tek e vërteta ime dhe ajo që shtjellova në gjykatë. Besoj tek drejtësia siç bëri drejtësia italiane”, tha Tahiri.

“Nuk do më lënë fuqitë derisa t’i shkoj deri në fund drejtësisë, t’i shkoj shtëpi më shtëpi çdo qytetari dhe do ta bëj”, theksoi ish-kreu i Rendit.

Sipas tij, në tre vjet, prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim të thelluar

Çështë kjo parti dhe këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në fushatë (referuar përgjimeve)? Por edhe prokuroria e di që ai përgjim është banal dhe ordiner. Prokuroria ka pasur dy vjet kohë ta hetonte. Ka hetuar cdo pasuri timen, në Shqipëri, nëpër botë, pasurinë e prindërve të mi, të rrethit tim shoqëror, mbi 30 persona. Unë kam zero kontakte dhe takime me personat e akuzuar. Si dreqim e kam bërë unë këtë? Ata më akuzonin për trafik droge në një kohë që ne luftonim Lazaratin. Si mund t’i bëja të dyja?”, theksoi Tahiri.

“Kjo hyn tek betejat më të rëndësishme të jetës sime, dhe këtë betejë e kam përballur si qytetar, pasi ika si deputet. Unë dhashë dorëheqjen nga të gjitha për t’u përballur si qytetar vetëm me lëkurën time. Mua më intereson drejtësia dhe drejtësia bashkë me lirinë, jo i ndrydhur brenda korridoreve të pushtetit.

Praktika ka treguar që sot i ke në majën e politikës ata që kanë pasur akuza për vrasje njerëzish, dhe sot janë në maja. Unë nuk po mendoj për këtë po mendoj për drejtësinë time”, ishin fjalët e Tahirit me gazetarët. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts