DEKLARATAT/ Rama, “si mushka”: zgjedhje më 30 qershor…pavarësisht opozitës kërcënuese

Kryeministri Rama përcolli dhe njëherë mesazhin këmbëngulës – “si mushka”, siç do thosh populli –  se më 30 qershor Shqipëria do shkojë në zgjedhje lokale, pavarësisht asaj çfarë kërkon apo kërcënon opozite, e cila ka kushtëzuar hyrjen në zgjedhje me largimin e tij, njëherësh duke paralajmëruar se nuk do lejojë zhvillimin e tyre nëse ajo nuk do marrë pjesë

Me përfundimin e afatit për regjistrimin e partive, opozita ka vendosur që të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike dhe e para e panjohur, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur që të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim”, tha shefi i ekzekutivit në parlament, duke ofruar idenë se si do qe, sipas tij, një opozitë normale.

“Në vend që të luftojë me program dhe ide ka zgjedhur që të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që t’i përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe zgjedhje ka vendosur që t’i nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike.  Kjo është shumë e rëndë. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër vetëm të vijojmë me rrugën tonë, pa u marrë me ata, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht rreziqeve të një procesi kur parti dhe disa kryetarë pa parti përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur. Kjo nuk është zgjedhja jonë apo faji ynë, mund të bënim më shumë? Mbase, por nuk e di se ç’farë”, tha Rama.

Ai kujtoi paktin e dy viteve më parë me Bashën, ku siç tha, dëshira për garë të rregullt e çoi që të lëshonte gjysmëm e qeverisë.

“I mirëkuptoj ata që ndryshe nga unë, mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua të ju them se kjo nuk është zgjedhja jonë dhe as faji ynë sepse ne këndvështrimin tim, kemi bërë gjithçka që kemi pasur në dorë që kjo të mos ndodhë.

Është mirë që të ngulmojmë se në këtë periudhë se çfarë ne kemi bërë dhe askush të mos e harrojë se jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhjen me opozitën, kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur këtë të dytën. Kjo gjë ka ndodhur përpara dy vjetësh, ku iu dorëzuam disa ministri dhe sërish humbën”, tha Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts