Auto Dak
Auto Dak

DEKLARATAT/ Presidenti, edhe “kërcënues”: do e paguajë kush e solli krizën (kush e solli?)

Presidenti Meta vijoi dhe sot të promovojë 13 Tetorin e si kusht për hapjen e negociatave pak ditë më vonë, edhe pse kjo nuk është artikuluar nga asnjë zë ndërkomëbëtar.

“Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin dhe doja ta siguroja atë dhe të gjithë se e vetmja datë ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët, është 17-18 tetori, që do të vendoset për çeljen ose jo të negociatave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”, tha kreu i shtetit në një deklarim të fundit për gazetarët.

Duke iu referuar krizës politike si e ardhur nga lloji sipas tij i Reformës në Drejtësi, të cilën e quan Ramaforma, Meta e sheh te shefi i qeverisë e jo te ai vetë, siç akuzohet, autorësinë e krizës.

“Unë po e pres me shumë durim por edhe me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme, se përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero, veçanërisht ata që kanë punuar me përkushtim për të gatuar këtë rrëmujë në Shqipëri”, tha Meta, duke i shtuar kështu dhe një dozë kërcënuese qëndrimeve të tij.

Presidenti ka komentuar dhe vendimin e një dite më parë të një gjykatëseje të Durrësit, e cila, në mënyrë të paprecedent nuk i dha mandatin kandidates fituese të PS-së, Valbona Sako. Sipas tij,  ja pasojat e reformës

“Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rrëmujhanes ligjore që ekziston në vendin tonë, mungesës së respektit për kushtetutën, i keqzbatimit të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese që arritën me konsensus unanim tre vjet më parë. Kjo gjë u demonstrua ku me një qarkore kuvendi u shpall inekzistent dekreti i presidentit dhe nga organizata socialiste në KQZ, dhe ju bë presion Kolegjit Zgjedhor të interpretonte kërkesën e zotit Idajet Beqiri”, u shpreh Meta. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts