Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DEKLARATAT/ Nëse s’hapen sërish negociatat? Rama sqaron nga Brukseli (video)

Kryeministri Rama i “doli së keqes para”, asaj që mund të ndodhë të mos hapen negociatat as këtë pranverë, teksa pas një takimi formal në Bruksel organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel,  tha: “Ajo që kam thënë dhe e them është se pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë ndërkombëtarë, të paktën të thonë të vërtetën që të mos mbetet topi në derën tonë”.

Megjithatë, ai qe dhe shpresëplotë se diçka për mirë po ndryshon në qasjen ndaj rajonit.

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare.

Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit.

Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.

Ai kërkoi që kësaj herë, Brukseli të marrë në konsideratë dhe “Anti-KÇK”-në.   “Pres që nisma jonë e fundit të gjejë vendin e merituar në vlerësimin e KE-së për Shqipërinë. E përsërisë që ne e bëjmë për vendin tonë”, theksoi Rama. /tesheshi.com/

Bruksel – Me median pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi sfidat e përbashkëta, metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Posted by Edi Rama on Sunday, February 16, 2020

auto pjese dak

Related posts