Auto Dak
Auto Dak

DEKLARATAT/ Brnabiç: alergjia nga votat, Prishtina do donte të fuste “serbët e saj” në qeveri

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç e ka parë si akt politik ndërprerjen e numërimit të votave serbe në Prishtinë. Sipas saj, kjo është një përpjekje për të që ata(fituesit), të fusin “serbët e tyre” në qeverinë e re të Kosovës,.

Procesi i verifikimit të votave u ndërpre pasi rreth 20 zyrtarë përgjegjës për numërimin dhe verifikimin e votave kërkuan kujdes mjekësor pasi hapën kutitë e votave që mbërritën me postë nga Serbia. Stafi u ankua për një erë të pakëndshme pasi hapjes së kutive, dhe acarimi i lëkurës u shfaq te ta pasi prekën zarfet. Por Brnabiç nuk i beson këtij versioni.

“Kam frikë se nuk iu interesojnë sesi votuan serbët, dhe as që u intereson që serbët të hynin në qeverinë e re. Këta janë njerëz që kur donin të krijonin Ushtrinë e Kosovës, shkelën drejtpërdrejt kushtetutën e tyre”, tha Brnabiç në TV Pink

Ajo gjithashtu tha se i Dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer tregoi se “Prishtina po bën çfarë të dojë, nuk po adreson asnjë ligj, kushtetutë apo ligj ndërkombëtar”.

“Ai tha: ‘E po, është një demokraci e re'”, tha Brnabiç.

Ajo gjithashtu tha se nuk kishte “pritshmëri të tepërt” te Albin Kurti, i cili pritet te bëhet kryemnistër.

“Unë nuk kam asnjë pritshmëri, por kam shpresë se ne do të vazhdojmë dialogun. Kjo do të ishte e mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë”, tha Brnabiç.

Deklarimet e saj vijnë gjithashtu në të njëjtën ditë kur Albin Kurti pasi një takim mes Nenad Rashiq, një politikan serb i Kosovës që nuk pranon t’i bindet Beogradit, e që rrjedhimisht është kundër Listës Serbe.  Këtë të fundit nuk e do as Kurti, duke e cilësuar si sajesë të Beogradit, e që zbaton politikat e tij. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts