DEKLARATA/ Protestat anti-Vuçiç, aktori i njohur serb: u fut në politikë me premtimin e vrasjes së muslimanëve

Siç në Tiranë, edhe në Beograd po zhvillohen prej javësh protesta kundër presidentit Vuçiç. Por ndryshe nga rasti shqiptar, te ato është ndërthurrur opozita politike me një pjesë të elitës artistike, intelektuale e akademike, e cila iu prin protestave me protagonistët e saj të zëshëm. Një i tillë është aktori Sergei Trifunoviç.

Në fjalën e tij në protestën e së shtunës, pra paralel me atë që zhvillohej në Tiranë nga opozita shqiptare, ai kujtoi fillimet e karrierës politike të Vuçiçit, duke u përqëndruar te një detaj, ai i një nacionalisti me prirje kriminale.

“Ai i cili nisi karrierën e tij duke thënë se për një serb të vrarë duheshin vrarë 100 muslimanë”, deklaroi Trifunoviç para turmës.

“Ne jemi mbrojtës të Serbisë, ne jemi patriotët më të mëdhenj. Ne duam një sistem që punon për të mirën e të gjithëve. Çdo vit po bëhemi më të vegjël”, vijoi të thoshte artisti i njohur serb.

Dhe në fakt, trashëgimia politike e Vuçiçit është ajo e kohës së Millosheviçit. Ai ka qenë zëdhënës i ish-ushëheqësit famëkeq serb dhe pjesë e asaj elite që shkaktoi tragjedi të mëdha në ish-Jugosllavi, përfshirë dhe Kosovën.

Së fundi, Vuçiç u pozicionua dhe në mohimin e masakrës së Rrecakut. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts