DEKLARATA/ Një ofertë e Ramës për zgjedhje të parakohshme, standarti që kurrë nuk u zbatua

Kryeministri Rama i ka bërë një ofertë opozitës në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për zgjedhje të parakohshme.

Në kongresin elektoral, pjesën në natyrë, Rama tha se do ishte i gatshëm të pranonte zgjedhjet lokale nëse opozita arrin të triumfojë në zgjedhje lokale qoftë dhe me një bashki më tepër.

…një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju që i keni rrokanisur kokën shqiptarë dhe miqve ndërkombëtarë për reformën zgjedhore, dhe që keni mbajtur peng Shqipërinë për votimin elektronik, hajdeni ulemi, ta miratojmë së bashku atë reformë, të biem dakord, t’i eksperimentojmë në disa zona, që në 30 qershor eksperimentojmë votimin elektronik. Jemi gati të votojmë në Kuvend çdo masë që mund të propozojë doktoresha e shkencave, Kryemadhi, pastaj e kalojmë vet në Kuvend me deputetët e rinj, ata i keni zgjedhur ju jo ne.

Nëse në 30 qershor fitoni një bashki më shumë se ne, jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë”, tha Rama.

Në fakt, kjo ofertë e Ramës përbën një standart politik. Zgjedhjet lokale përbëjnë dhe një test elektoral për një mazhorancë qeverisëse.

Nëse ato humben prej saj, jo kushtetueshmërisht por moralisht ajo duhet të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

A ka ndodhur më parë kështu? Në asnjë rast.

Dy herë ka ndodhur që një mazhorancë të goditet në zgjedhje lokale – në 2007 dhe 2011 – kur PS i jepte goditje PD-së teksa kjo e fundit qeveriste vendin. Megjithatë, në asnjë prej këtyre dy rasteve, opozita – pra PS – nuk kërkoi zgjedhje të parakohshme. /tesheshi.com/   

 

 

auto pjese dak

Related posts