Deklarata shqetësuese e presidentit gjerman: Duhet bërë një pauzë në procesin e integrimit europian

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck ka deklaruar se është e nevojshme që të bëhet një pauzë në procesin e integrimit europian. Deklarata e tij është bërë gjatë një interviste për gazetën “Welt am Sonntag”. Ai shprehet se jo të gjithë ndihen si “qytetarë të botës”.

“Integrimi evropian është përshpejtuar aq shumë sa që jo të gjitha e vendet e Bashkimit Evropian mund të mbajnë ritmin me Gjermaninë”, tha Presidenti gjerman.

Ai deklaron se shumë persona janë të pakënaqur me faktin se bota po kthehet në një organizëm të vetëm. Sipas presidentit ne duhet të mendojmë për të bërë një pauzë për menduar se çfarë objektivash duam të arrijmë dhe me çfarë ritmi do t’i arrijmë.

Gauck paralajmëroi për “mpakje të sovranitetit” të kombeve evropiane dhe shtoi se aktualisht qëllimi kryesor është fuqizimi i Bashkimit Evropian dhe rikthimi i besimit tek njerëzit në projektin e Evropës së bashkuar./tesheshi.com/