“Deka e Skanderbegut”, fotot dhe fakte të rralla të një shfaqje teatrore të para 100 vjetëve

101 vjet më parë, në Shkodër me rastin e 450-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot-Slkwnderbeut, do vihej në skenë një dramë me titullin “Deka e Skanderbegut”. Drama ishte shkruar në vitet 1914-1915 nga Kolë Mirdita- Helenau, i cili kishte guxuar dhe e kishte vënë vetë në skenë dramën e tij dhe madje kishte luajtur edhe si aktor në rolin e personazhit Gjergj Lleshi.

Sipas të dhënave të gjetura në monografinë e  prof.dr. Alfred Çapalikut “Kolë Mirdita (Helenau) Jeta dhe Vepra”, mësojmë se kjo dramë ishte ngjitur dy herë në skenë, më 1916  dhe më 1917.

Fotot e rralla që ruhen në fondin e fototekës në Arkivin e Shtetit , tregojnë disa moment nga kjo shfaqje teatrore e para një shekulli.

Në monografinë  e tij për këtë dramaturg dhe artist pak të njohur,  Çapaliku shkruan ndër të tjera: “Ngjarjen më të veçantë të jetës rinore ia shënon vënia në skenë e dramës “Deka e Skanderbegut”, më 1916, ku qe autor, aktor dhe regjizor, në palkun e punuar nga artisti Kolë Idromeno. Shfaqia qëndroi gjatë në repertorin e teatrit të nxënësve. Ajo u riluajt më 17 janar 1917, ditën e 450-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit. U dalluan për lojën e tyre Luigj Mjeda (Skënderbeu) dhe Rrok Gjonej (sulltani). Suksesi qe i plotë. Duartrokitjet nuk ndaleshin. Meqë vepra nuk u botua, i njohim veç skeletin skenik, në saje të kujtesës së një spektatori entuziast. Akti i parë: pushtimi nga turqit, Akti i dytë: hyrja e Skënderbeut në Krujë, Akti i tretë: Kuvendi i Lezhës, Akti i katërt: Skënderbeu dhe i biri, Akti i pestë: porosia e fundit për bashkim.

Pas 45 vitesh, regjizori Lec Shllaku rikujtoi repertorin e traditës teatrore ku spikati edhe “…drama e paharrueshme e Helenaut Kolë Mirditës…”

‘Deka e Skandebegut’ i qëndroi gjykimit të kohës, jo vetëm si pioniere e teatrit kombëtar, por edhe si vlerë në vetvete. Shumë vite më vonë, studiuesi Kudret Velça për veprën e Kolës flet: ‘Drama përshkohet nga fryma e lartë patriotike dhe tregon për një konceptim realist të veprës artistike… Ndaj arrin të bëjë një përgjithsim më të madh ideoestetik nga ç’mund të bënte një kronikë historike’…

 

 

auto pjese dak

Related posts