Degradimi etik i jetës publike shqiptare, Ledi Shamku Shkreli e denoncon me një doracak

Ledi Shamku Shkreli, një figurë gjysëm politike dhe gjysëm intelektuale, me theks të fortë kritik ndaj disa fenomeneve shoqërore, ka ofruar së fundi një set këshillash të quajtura prej saj si një “Doracak rregullash bashkëjetese publike”.

Nëpërmjet tyre dhe nga forma e stisur, ajo ka fshikulluar rëndë disa sjellje të rëndomta në publik, tejet bezdisëse për një atë kategori shoqërore sqimtare, ku padyshim ajo fut dhe veten, por që sigurisht nuk është e vetme.

Bien në sy tek to, vërtet disa vese të ulëta shoqërore, të zakonshme tashmë në hapësirat publike në Shqipëri.

Por ajo që duhet veçuar, e që renditet në fund, është fenomeni i muzikës së lartë nëpër lokale, e cila përgjithësisht nuk ka asnjë filtër përzgjedhës në bazë të klientelës ose orës së servirjes, gjë që e bën një lokal që të ngjajë me një disko e pub, dhe kjo që në orët e para të mëngjesit.

Doracak rregullash bashkëjetese publike 

  1. Karriget e klubit nuk shtyhen e as tërhiqen zvarrë për (si fillim) më shumë se gjysëm metri
    2. Mqs nuk ia ulni dot piskamen te qeshures në grup, provoni se paku ta beni në arpezh e jo ne akord, se na hyn ne rezonancë me kapakun e kresë.
    3. Kur qeshni, provoni të përplasni njehere duart e pastaj kembët, jo njëkohësisht të dyja.
    4. Gromësimat (e të tjera veprime të gazta), njelloj si duhani, lejohen vetem në mjedis të hapur.
    5. Prodhimi i saçmeve për gjueti derrash është e mira të kryhet në mjediset tuaja private, jo në hapësirat dëfryese publike.
    6. Prindërit janë të lutur që, në hapësirat publike, të mjaftohen (të paktën!) me një shkulje të lehtë veshi a floku si prelud, dhe pjesën tjetër të dramës me zeka dhe dacka mbi kalamajtë ta ushtrojë sekushi në kasollen e vet.
    7. Bisedat në celularë nuk janë kolektive, apo ndryshe: mua nuk më rref fare a ju gadit makina Visit apo ku ja la dikush çelsin Marvit.
    8. Shijet muzikore të kamarierit nuk janë në përpjestim të drejtë me volumin e muzikës së barit. Kamarieri është i lutur të mos jetë edhe DeeJay.

Kaq si fillim, sa për t’u larguar pak nga Zoo-kopshti. /tesheshi.com/