728 x 90 Leaderboard

Degjenerim i protestave në Francë, turma sulmon gruan e mbuluar: hiqe shaminë!

Një incident me sfond fetar ka ndodhur në protestat e shpërthyera në mbarë Francën, ku po kundërshtohet rritja e çmimit të karburanteve. Në qendër të akuzave, është vetë ai, presidenti Macron.

Në Saint-Quentin, ata që tashmë njihen si “xhaketat e verdha”, ndaluan një automjet kun ë timon ishte një femër e mbuluar. Siç raporton France Info, situata ka degjeneruar kur turma e irrituar me qeverinë ka kërkuar nga gruaja me shami që ta heqë atë.

I kontakuar, organizatori i lëvizjes në Saint-Quentin, Jean-Baptiste Hubert, shpjegoi: “Nuk isha në dijeni të kësaj historie, nuk isha në vendin e saktë ku ndodhi. Eshtë një gazetar që më informoi. Kur shkova në vendngjarje, disa ma konfirmuan atë që kishte ndodhur, të tjerët thanë se asgjë nuk kishte ndodhur”.

Cilado qoftë fakti i veçantë, raporton France Info,   Jean-Baptiste Hubert vendosi t’i japë fund protestës kur u bë i vetëdijshëm për episodin. “U zemërova shumë. Ne jemi në një vend laik. Secili ka të drejtën e ushtrimit të fesë që do dhe atë lloj sjelljeje që nuk e pranoj”, tha ai duke shtuar: “nuk korrespondon me vlerat që lëvizja e ‘xhaketave të verdha’ përfaqson. Ne mbrojmë vlerat e Republikës”.

Një grua 70-vjeçare që dëshmoi për incidentin u tha gazetarëve se nuk duhet të ketë vend për sulme të tilla në protesta.

“Unë mbështes protestat për koston e jetesës, por sulme të tilla ndaj njerëzve nuk duhet të ndodhin”, tha ajo.

Kujtojmë se protestat gjatë rritjes së planifikuar të çmimeve të karburantit filluan të shtunën në Francë.

Kryeministri francez Edouard Philippe mbrëmë ka bërë të ditur se ai e kuptonte zemërimin e njerëzve të cilët morën pjesë në protestat, por edhe njoftoi vazhdimësinë e reformave.

Ministria franceze e Brendshme ka njoftuar më parë se rreth 287,000 vetë morën pjesë në protesta të mbajtura në të gjithë vendin të shtunën. 409 persona u plagosën dhe 157 u arrestuan. /tesheshi.com/

 

 

Related posts