728 x 90 Leaderboard

Debati Mourinho-Conte merr përmasa të reja: në Portugali i kujtojnë italianit dopingun

Dueli në distancë Mourinho-Conte nuk ka ndërmend të ndalet. Pas cic-miceve për çështje morali, e ofendimeve reciproke, tashmë debati ka hyrë në një fazë të re.

Sepse në të janë përfshirë edhe mediat e secilit vend, që mbrojnë e sulmojnë protagonistët. Më e fundit ka qenë e përditshmja portugeze “Record”, e cila është hapur me një titull provokues: “Conte e di se çfarë është EPO”?

Gazeta i referohet sezonit 1995-1996, kur lojtarët e Juventusit u akuzuan se dopoheshin, ose thënë ndryshe, bënin transfuzion gjaku, për të shtuar paraqitjet pozitive fizike.

Të ndikuar edhe nga stafi i Mourinhos, e përditshmja portugeze ngre pyetjen tendencioze, e përgjigjet po vetë: “Kush ishte atëherë kapiten i Juventusit? Antonio Conte. E më pas, i njëjti zotëri u përfshi në skandalin e ndeshjeve të trukuara, për të cilën u përjashtua 6 muaj. Edhe pse e mohon, si ka mundësi që ku ka gjëra të dyshimta, ai është gjithnjë pjesë” – shkruan “Record”.

Pavarësisht emrit të gazetës, duket qartë se dora e kujt qëndron pas shkrimit. E nga ana tjetër, vërtetohet më së miri, se deri në duelin “tek për tek” mes Mourinhos e Contes, do të ketë të tjerë kapituj nga saga e akuzave të tyre të ndërsjellta. /tesheshi.com/

Related posts