Auto Dak
Auto Dak

DEBATI/ Franca ndalon “muslimanet e veshura” në plazh, reagime nga Italia: Po murgeshat pse nuk janë zhveshur?!

Këto ditë vere ku njerëzit shëllehen e freskohen në plazhet e ngrohta të bregdetit, por edhe në pishina, në Europë ka shpërthyer një debat i ashpër në lidhje me veshjen e grave apo vajzave muslimane në këto mjedise.

Kjo veshje që ka hyrë me termin“burkini”, është ndaluar nga disa komuna të jugut të Francës, ku janë gjobitur me 38 euro e lart muslimanet, pasi sipas zyrtarëve do të duhej që të dilnin me bikini, pra të zhveshura.

Këto vendime janë përkrahur nga kryeministri Manuel Valls, por janë kundërshtuar nga një numër intelektualësh të Partisë Socialiste Franceze që përkrahin liritë e njeriut, e që sipas tyre, secili duhet të bëjë zgjedhjen që do.

Por në Itali, një vend me shumicë katolike dhe me një shoqëri gjithsesi më fetare se Franca, aty ku ateizmi ka atdheun e vet, shumica e opinionit publik ka kundërshtuar ashpër ndalimin e muslimaneve që të veshin burkini-n.

Kjo, është quajtur një masë kundër të drejtave elementare njerëzore.

01-costume-bagno-800

Në rrjetet sociale, shumë intelektualë kanë sjellë si analogji veshjet e plazhit në vitet e para të shekullit XX ku gratë në Europë, natyrisht jo-muslimane, shkonin në plazh të veshura me një kostum banjoje që nuk nxirrte pjesët intime të trupit.

Gazetari i njohur Enrico Mentana, ka qenë mjaft i ashpër në kritikën e tij ndaj masave franceze.

“Në kulmin e një vere të shënuar nga hija e terrorizmit dhe emergjencës së emigrantëve, ku Europa ndodhet pranë një lufte në portat e saj, liderët e saj, opinion publik po merren me plazhistët.

Europa që nuk parandaloi dot sulmin në Bataclan, sot merret në ndalimin e burkinit. Një turp”, shkruante Mentana në rrjetet sociale.

Ndërkohë, disa intelektualë për të ilustruar se kjo betejë nuk është normale dhe mbi të gjitha hipokrizi, kanë sjellë shembullin e murgeshave katolike që shkojnë në plazh me uniformën e tyre ku nuk nxjerrin asnjë pjesë të trupit.

122337567-65b5ce14-1808-4500-b951-99493b622fdd

Këtë ka bërë edhe një klerik musliman në Firence, përkatësisht imami i qytetit, i cili në faqen e tij në Facebook ka ilustruar një foto ku disa murgesha po lahen në det të veshura.

Por llogaria e tij në Facebook është bllokuar papritur për pothuajse gjithë ditën, duke sjellë alarmin e lirisë së shprehjes në Itali.

Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, i cili është i lindur në Siçili, një vend me traditë muslimane dhe lidhje me vendet e Magrebit, ka deklaruar për Sky24 se “Në Itali ekziston liria e besimit dhe e religjioneve. Duhet bonsens dhe të mos ketë provokime”.

CqEGuE9WcAAfGRO

Sakaq, duhet kujtuar se burkini u përdor si uniformë zyrtare nga qeveria australiane për rojet e plazhit që i përkisnin fesë muslimane.

Në Australi, ku ka një popullsi të madhe të besimit islam, përdorimi i veshjeve të posaçme për plazh nga vajzat muslimane nuk ka qenë kurrë problem.

Por Franca siç duket ka ndezur sërish provokimet, e ndihmuar dhe pak nga Charlie Hebdo. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts