De La Hoya sfidon McGregor: e mund irlandezin në 2 raunde

Conor McGregor ia ka arritur të hyjë në “zemër” të thashethemnajave dhe lajmeve të shpeshta që nisin me emrin e tij në kryefjalë.

Irlandezi së fundmi ka marrë një ftesë nga një tjetër legjendë, tashmë i tërhequr nga boksi, siç është amerikani Oscar de La Hoya. 44 vjecari e sfidon publikisht irlandezin, për një përballje mes tyre. Madje sfidën e tij, e artikulon me një ton arrogant, deri në ofendim.

“E di se mund të më duhen vetëm 2 raunde për të rrëzuar McGregor. Vetëm 2 raunde dhe një ndeshje, kaq më duhen. Unë jam trajnuar në vazhdimësi, por edhe në mënyrë të fshehtë dhe mendoj se jam ende shumë i shpejtë” – është shprehur Golden Boy, sic thirrej De La Hoya kur ushtronte këtë sport.

Sipas tij, gjendja sportive në të cilën ndodhet, pas një stërvitjeje 5 mujore, është maksimale.

“Mund të them pa frikë se nuk jam ndjerë më mirë në jetën time. Jam i shpejtë dhe e di se çfarë më duhet për të fituar. Ndoshta në kafaz (aty ku zhvillohen ndeshjet e arteve marciale) ai mund të më shkatërrojë, por në ring, jam unë ai që vendos” – ka shkuar edhe më tej De La Hoya.

Bokseri amerikan u tërhoq nga sporti aktiv në vitin 2009, pasi humbi në përballjen me Manny Pacquiao. Në karrierën e tij, ai ruajti për 10 vjet titullin kampion bote, deri sa shpalli tërheqjen nga boksi. /tesheshi.com/