“Dashuri në Kosovë”, romani për Majën dhe Drilonin nën kolerën e luftës

Shkrimtari dhe publicisti, Artan Mullaj, ka sjellë në romanin e rradhës një subjekt mjaft intrigues, atë të dashurisë mes dy të rinjve, pjesëtarë të etniteve që urrehen ndërsjelltazi, shqiptarë e serbë, më konkretisht të një student kosovar dhe shoqes së tij serbe. Romani quhet Dashuri në Kosovë.    

..Një dashuri e pazakontë mes dy të rinjve studentë të Universitetit të Prishtinës lind në kohën më të keqe. Maja, një vajzë serbe, është dashuruar marrëzisht me Drilonin, djaloshin kosovar, në prag të luftës së Kosovës, kur aleanca ushtarake e Perëndimit, NATO, kish marë vendimin të bombardonte Serbinë, në vitin 1999. kopertina2 (2)

Fillimi i luftës i ndau dy të rinjtë, por nuk mund të shuajë magjinë e dashurisë së tyre. Driloni largohet nga Prishtina për shkak se familja e tij kish rënë pre e masakrës së ushtrisë serbe… Maja, në përpjekjen për të gjetur të dashurin e saj, kupton se barbaritë ndaj popullit kosovar nuk ishin thjesht propogandë e kundërshtarëve dhe thashetheme, por një realitet i shëmtuar krimesh dhe abuzimesh, që po njolloste sy botës Serbinë dhe historinë e saj. E kërkoi Drilonin gjithkund, mes turmave të kosovarëve, të cilët, të zbuar nga shtëpitë e tyre, shkonin karvan drejt Shqipërisë. Rrezikoi gjithçka, edhe jetën, deri sa e gjeti më në fund dashurinë e saj, por ishte shumë vonë.

Dashuria e tyre kishte sfiduar luftën, bombat, rrezikun, por jo urrejtjen e përjetshme mes dy popujve, nderur si një mallkim mes historive të tyre.. E poshtëruar, për shkak se si qytetare e Serbisë, asaj i ishte mohuar e drejta për të qënë krenare me vendin e saj, ajo shpërthen në një rebelim shpirtëror të pazakontë, kundër vetes, kundër origjinës dhe kundër vendit të saj….

Ky subjekt, edhe pse i futur në një “amballazh” letrar, siç është romani, i referohet një realiteti që është hasur e haset rëndom në rrethana lufte. Romani Dashuri në Kosovë gjendet në stendat e Panairit të Librit, Tirana 2015

/tesheshi.com/