728 x 90 Leaderboard

Dan Plava nga Cermjani i Gjakovës, “baba” e protestës: ja ç’thotë për Thaçin e Mustafën (video)

Nga Blendi Gashi

Mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës të shtunën dolën në protestën e thirrur nga partitë opozitare kosovare për kërkuar largimin e qeverisë.

Në protestë kishte fëmijë, gra, burra e pleq të cilët në mënyrën e tyre protestonin, disa duke ngrënë fara, disa duke mbajtur pankarta në duar e disa të tjerë duke brohoritur kundër dyshes aktuale dhe udhëheqësve Thaçi-Mustafa.

Mirëpo plaku Dan Plava i cili kishte ardhur nga fshati i  largët Cërmjan i Gjakovës për të mbështetur opozitën, ishte më i zëshmi ndër të gjithë protestuesit e tjerë.

Edhe pse në moshë, plaku Dan me plis të bardhë në kokë që nga fillimi i protestës brohoriste pa ndalur kundër qeverisjes aktuale duke thënë se për 15-vite klasa aktuale politike ka gënjyer qytetarët.

Kur ishin shkijet nuk ngulshin këmbë, por hanin së bashku mish të thiut, Hashim Thaçi shkonte ia jepte Milloshit të vogël traktorin e nuk ja jepte një shqiptari.


Isa Mustafa në vitin 1999 ka pirë raki me ta (serbët) dhe tani me ma udhëheq qeverinë e Kosovës. Ku i ka 200 mijë vende të punës Hashim Thaçi, rrenë ish kanë
”, brohoriste plaku në moshë derisa marshonte drejt sheshit ku pritej të mbahej protesta. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

Related posts