Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Daily Mail: UEFA, me precedent të pashembullt për hir të Cristiano Ronaldos

Tifozët e futbollit në të gjithë botën votuan për UEFA Team of the Year në një formacion 4-2-4.

Në portë u përzgjodh Alisson (Liverpool), në mbrojtje janë katër nga e djathta në të majtë: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Matthijs De Ligt (Juventus), Virgil Van Dijk (Liverpool) dhe Andy Robertson (Liverpool).

Në mesfushë: Frenkie de Jong (Barcelona) dhe Kevin De Bruyne (Manchester City), ndërsa në sulmu përzgjodhën: Lionel Messi (Barcelona), Robert Lewandowski (Bayern), Cristiano Ronaldo (Juventus) dhe Sadio Mane (Liverpool).

Në shikim të parë, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, megjithatë, Daily Mail shkruan për precedentin e paparë të UEFA-s, pasi sipas kësaj medie, formacioni u ndryshua nga 4-3-3 në 4-2-4, vetëm e vetëm që Ronaldo të mos mbetej jashtë. Kjo pasi francezi i Chelsea N’Golo Kante kishte më shumë vota se portugezi i Juventusit.

Dhe me këtë ndryshim skeme, Kante mbeti jashtë përzgjedhjes në sulm, duke u zëvëndësuar nga portugezi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts